Dosja "Partizani", GJKKO refuzon kamerat, Malltezi: Kanë frikë, ka falsifikim

Nga Armand Bajrami
26 Janar 2026, 19:20 | Kronikë

Trupi gjykues i dosjes “Partizani” në Gjykatën e Posaçme i tha “jo” të hënën kërkesës së të pandehurit Jamarbër Malltezi dhe të gazetarëve për të transmetuar live në televizion seancën gjyqësore. Gjykata arsyetoi se prania e kamerave mund të ndikojë në ecurinë e procesit gjyqësor.

Vendimi i gjykatës nuk u mirëprit nga Malltezi.

Në të njëjtën seancë, gjykata u njoh me parashtrimet hyrëse të të pandehurit Malltezi, i cili e konsideroi procesin ndaj tij kryekëput politik. Fillimisht përmes avokatëve e më pas personalisht, i pandehuri pretendoi se SPAK kishte paraqitur fakte të falsifikuara në dosje, shkruan A2 CNN.

Procesi ndaj dosjes “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe gjashtë të pandehur të tjerë, të akuzuar për “korrupsion” dhe “pastrim të parave”, ndodhet në fazën e parashtrimeve hyrëse dhe kërkesave për prova.

Në seancat e kaluara, ish-kryeministri Berisha ka kërkuar pyetjen e 140 dëshmitarëve, mes të cilëve edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos