
Një automjet është djegur këtë të hënë në unazën e madhe në Tiranë, pranë Digës së Liqenit.
Për fat të mirë, raportohet se si pasojë e zjarrit në automjet nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa makina është shkrumbuar thuajse totalisht, shkruan A2 CNN.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta. (A2 Televizion)