Gramsh, gruaja humb jetën pas aksidentit me kamion

Nga A2 CNN
26 Janar 2026, 15:59 | Kronikë

Gramsh, gruaja humb jetën pas aksidentit me kamion

Një grua ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Gramsh, raporton A2 CNN.

Policia tha se në aksin rrugor "Gramsh-Porocan", kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos