Erion Veliaj në Kushtetuese, Gjykata pranon ankimin, por nuk e “liron” nga qelia

Nga Ervin Koçi
26 Janar 2026, 14:15 | Kronikë

Gjykata Kushtetuese vendosi të shqyrtoj në themel anikimin e Erion Veliajt.

Trupa prej tetë anëtarësh gjeti dakordësinë në seancën parapake duke kualifikuar ankimin e Veliajt si kompetencë lëndore të saj. Kryebashkiaku i Tiranës kundërshton në deyert e Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e masës shtrënguese të arrestit me burg dhe lirimin nga qelia.

Krahas lirisë, kryebashkiaku kërkon edhe që shpenzimet gjyqësore t’i ngarkohen Prokurorisë së Posaçme. Kjo është hera e dytë që Veliaj do të përballet në Gjykatën Kushtetuese, ku herën e parë arriti fitoren duke ruajtur mandatin e kryebashkiakut. Ndryshe nga seanca e shkuar, kjo nuk do të jetë publike, por në bazë dokumentesh, çka do të thotë se Erion Veliaj nuk do të mund të lerë qelinë për të qenë i pranishëm në gjyq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos