Dosja Ura, dëshmia e Dumanit për grupin e Pojës: Kontrollojnë Durrësin, vetëm për sigurinë paguajnë 150 mijë euro në muaj

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 13:44 | Kronikë

Dosja Ura, dëshmia e Dumanit për grupin e Pojës:

Një pjesë të mirë të informacioneve në lidhje me grupin e drejtuar nga Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, e ka dhënë edhe i penduari Nuredin Dumani, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Në dëshminë e tij për hetuesit shqiptarë dhe italianë, Dumani tregon lidhjet e grupit dhe peshën e tyre në Durrës.

“Xhevdet Troplini, me nofkën Poja, është më i rëndësishmi. Më pas vjen nipi i tij, djali i motrës, Visi i Pojës (Ervis Doçi) dhe djali, Fatmir Troplini”, thotë Dumani në dëshminë e tij. Ai tregon edhe forcën e grupit në Durrës dhe në tregtinë e drogës në Europë.

Në Hamburg thuajse pushtoi të gjithë qytetin pasi edhe unë kisha ndërtuar punën time në Hamburg. E kam fjalën për trafik kokaine. Ata mundën të dominonin tregun me çmimin e ulët të kokainës.

Pjesë nga dëshmia e Dumanit

Bashkëpunëtori i drejtësisë tregon se kishte kontakte personalisht me të akuzuarit dhe se ata i kishin treguar se mund ta fusnin drogën në zonën e Kalabrisë pasi kishin kontakte atje.

Tani kontrollojnë të gjithë Durrësin, më parë jo! Miri (Fatmir Troplini, djali i Xhevdet Troplinit) më tha një herë se vetëm njerëzit që paguheshin për sigurinë e tyre, për lagjen dhe për familjen, paguante 150 mijë euro në muaj. Paga minimale e një personi për sigurinë varion nga 500 deri në 1000 euro.

Pjesë nga dëshmia e Dumanit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos