Dosja Ura | “O nëna ime, çfarë copash”. Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët nga Gjermania

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 13:03 | Kronikë

Dosja Ura

A2 CNN ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen Ura, përmes të cilave është bërë e mundur dokumentimi i trafikut ndërkombëtar të drogës nga anëtarët e një grupi të rëndësishëm kriminal në Shqipëri. Nga operacioni i përbashkët i SPAK me Prokurorinë e Barit u lëshuan 52 masa sigurie, nga të cilat janë ekzekutuar 42.

Në një episod, ku protagonist është i shumëkërkuari Ervis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, ai trafikon 8 kg kokainë nga Gjermania për në Itali, pas porosisë që i bën Adi Çoba.

Dosja Ura

Nga bisedat e kryera në SKY ECC, Çoba bie dakord me çmimin që ka vendosur Doçi, duke pranuar se malli që do t’i dërgohet është i cilësisë së parë.

Në një përgjim, pritësi italian, i identifikuar si Angelo Zanzarelli, është regjistruar të përgëzojë furnitorët për mallin: “Ohoho, nëna ime, çfarë copash, si tha shoku, ahaha, si akull, ahaha...”.

Sipas SPAK, droga është dërguar në Itali nga Gjermania në gusht të vitit 2020 dhe bisedat përfshijnë drejtpërdrejt të akuzuarit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos