Drejtonte automjetin pa patentë dhe tenton të korruptojë policin, por arrestohet

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 11:47 | Kronikë

Drejtonte automjetin pa patentë dhe tenton të korruptojë policin,

Një 35-vjeçar i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi ra në prangat e policisë së Sarandës. 35- vjeçari i lindur në Fier dhe banues në Greqi, u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe tentoi të korruptonte policinë.

“Gjatë patrullimeve në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, shërbimet e patrullës “Shqiponja” ndaluan për verifikim automjetin tip Seat, me drejtues shtetasin K. H.. Nga kontrollet, rezultoi se 35-vjeçari, drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe, për t’iu shmangur masave ligjore, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar 50 euro”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos