Drejtonte “Porsche”-n në gjendje të dehur, përfundon në kanal, 3 të plagosur

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2024, 22:37 | Kronikë

Drejtonte “Porsche”-n në gjendje të dehur, përfundon

Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë fshatit Bestrovë.

Policia bën të ditur se shtetasi me iniciale K. L., 31 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. L., si dhe pasagjerët, shtetasit O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë fshatit Bestrovë, shtetasi K. L., 31 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. L., si dhe pasagjerët, shtetasit O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos