Gazetari Elkier Bushkolaj thotë se, ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka dalluar me veprimet e tij gjatë mandatit 3-vjeçar. “Unë gjithmonë preferoj ta lidh me institucionin se në fund të ditës nesër nuk do jetë Dumani do jetë Braho. Ka qenë Kraja më përpara. Dëshira ime është që ta lidh dhe patjetër që ka rëndësi dhe ka vendosur një farë standardi dhe duhet pranuar pavarësisht se unë përpiqem t'i gjykoj sipas dosjeve. Pra lexoj dosjen për të kuptuar nëse ka pasur tolerime, s'ka pasur tolerime apo është hetuar deri në fund çështja e parasë”, tha Bushkolaj në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.
“Por zoti Dumani në fakt ka bërë një shërbim të madh, se në fund ditës e ka vënë gishtin në plagë për disa çështje të caktuara. Në një prej intervistave të tij, po mos gaboj dhe në Komision të Ligjeve, ka shprehur që “Tatimet dhe Doganat nuk na ndihmojnë fare në luftën kundër parasë së pistë në ekonomi” duke mos referuar asgjë. Një tjetër akuzë që ka denoncuar inteligjence patjetër që një tjetër akuzë shumë e rëndë e tij dhe që është konkretizuar ka të bëjë me inkriminimin masiv të kupolës së Policisë së Shtetit”, shtoi ai. (A2 Televizion)