Ndërron jetë 66-vjeçari në Elbasan, ra në kontakt me rrymën elektrike

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2025, 20:57 | Kronikë

Ndërron jetë 66-vjeçari në Elbasan, ra në kontakt me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos