Edhe në shkollat e Durrësit është vënë në zbatim urdhër për kontrollin fizik të nxënësve që në hyrje të Shkollave.
Burime pranë Drejtorisë Vendore të Arsimit bëjnë me dije se është urdhëruar kontrolli fizik i të gjithë nxënësve që në hyrje të ambienteve të shkollave.
Nga kontrollet e sotme dhe një video të publikuar në rrjetet sociale, një 13-vjeçari i është sekuestruar një thikë që e mbante me vete. (A2 Televizion)