Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi ka plagosur rëndë duke goditur me gur në kokë një 20-vjeçar.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërkohë që autori akuzohet për ‘plagosje të rëndë me dashje’.
20-vjeçari i dëmtuar po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Durrës-Plagosi rëndë, duke goditur me gur ne koke, një 20-vjeçar, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, në lagjen nr.15, Durrës, ka goditur me gur, në kokë, shtetasin H. K., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. (A2 Televizion)