Durrës/ Identifikohet edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik në Golem

Nga A2 CNN
25 Gusht 2026, 13:46 | Kronikë

Durrës/ Identifikohet edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik në

Është identifikuar edhe personi i dytë që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në zonën e Golemit, ku një motor u përplas në rrugë.

Sipas policisë, viktima është shtetasi O.T., 42 vjeç, banues në Mirditë. Ai ishte duke udhëtuar me motorin së bashku me personin tjetër, i cili gjithashtu humbi jetën si pasojë e përplasjes.

Aksidenti ndodhi në orët e vona të natës, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se dy personat po kryenin manovra me motorin, duke humbur më pas kontrollin dhe duke u përplasur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos