Tjetër aksident me pasoja tragjike të dyfishta në Durrës, humbin jetën 2 persona me motor

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
25 Gusht 2026, 12:36 | Kronikë

Nuk kanë të ndalur aksidentet fatale në Durrës, duke shkaktuar ditë pas dite humbje jete. Më i fundit u regjistrua mesnatën e kaluar në zonën e Golemit, ku nga përplasja e motorit humbën jetën dy persona që udhëtonin me të.

Orët e vona të mbrëmjeve po rezultojnë fatale dit pas dite në Durrës, për drejtues mjetesh, pasagjerë, biçiklistë, këmbësore dhe madje edhe drejtues të motomjeteve. Pikërisht me një të tillë është shënuar edhe aksidenti i radhës tragjik.

Sipas të dhënave paraprake të policisë dy personat me motor dyshohet se po kryenin disa manovra në rrugë c’ka kanë sjellë humbjen e kontrollit mbi motorin dhe përplasjen fatale.

Në harkun kohor të 8 ditëve, aksidenti i mesnatës së të hënës e ka çuar në 8 numrin e viktimave në Durrës nga aksidente rrugore ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos