
Dy persona, babë e bir, janë vënë në pranga nga Policia në Fushë Arrëz, pasi dyshohen se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa pranë banesës së tyre, në fshatin Berishë.
Në kuadër të operacionit “Territor i Pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë ushtruan kontrolle në terren, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë kontrolleve u zbulua parcela me bimët e dyshuara narkotike, në afërsi të banesës së familjes.
Në pranga përfunduan T. M., 59 vjeç dhe Y. M., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Berishë. Sipas Policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se ata janë përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.
Bimët u asgjësuan nga Policia, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua për t’iu nënshtruar procedurave të mëtejshme si provë materiale. (A2 Televizion)