Durrës, sekuestrohen mbi 7 mijë kg miell i skaduar

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 15:14 | Kronikë

Durrës, sekuestrohen mbi 7 mijë kg miell i skaduar

Dogana e Durrësit ka sekuestruar miell të skaduar në një piceri në qytet, raporton A2 CNN.

“Gjatë kontrollit fizik në ambientet e një subjekti tregtar të pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv, ka bllokuar mallra që u kishte kaluar afati i përdorimit, referuar datës së skadencës”, njoftoi Dogana Durrës.

Nga punonjësit e doganës është bllokuar 2500 kg miell orizi, me datë skadence 01.04.2025 dhe 5150 kg miell për pica, me datë skadence 07.04.2025.

Durrës, sekuestrohen mbi 7 mijë kg miell i skaduar

“Dogana e Durrësit ka nisur procedurat, në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në përmbushje të kompetencave përkatëse, deri në asgjësimin e mallit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shpreh angazhimin maksimal për zbatimin e ligjshmërisë dhe nxit operatorët ekonomikë për respektimin e detyrimeve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shtetasve”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos