Dy të arrestuar për dhunë ndaj partnereve në Tiranë

Nga A2 CNN
9 Janar 2025, 13:23 | Kronikë

Dy të arrestuar për dhunë ndaj partnereve në Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 1 arrestoi në flagrancë shtetasin M. F., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij. Gjatë kontrollit fizik, 33-vjeçarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Ndërsa Komisariati i Policisë Nr. 3 arrestoi në flagrancë shtetasin R. L., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Vlorë, ku një 60-vjeçar përfundoi në pranga pasi ishte shpallur në kërkim më parë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos