Kokainë, kanabis dhe eksploziv, 3 të arrestuar në Lushnjë

Nga A2 CNN
9 Janar 2025, 13:10 | Kronikë

Kokainë, kanabis dhe eksploziv, 3 të arrestuar në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 3 persona nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike dhe eksplozivëve.

Në kuadër të operacionit “Penaliteti” u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën një sasi Cannabisi dhe kallëp lënde e dyshuar eksplozive artizanale.

Po ashtu u vu në pranga R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën doza Cannabisi dhe përforcues grushti, ndërkohë që i arrestuari i tretë është A.M. të cilit iu sekuestrua një sasi kokaine.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos