E kërkon Italia për trafik ndërkombëtar droge, arrestohet në Kavajë Spartak Berisha

Nga A2 CNN
25 Korrik 2026, 13:53 | Kronikë

E kërkon Italia për trafik ndërkombëtar droge, arrestohet

Specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë, lokalizuan në Kavajë dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin  Spartak Berisha 26 vjeç, banues në Kavajë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Për këtë vepër penale parashikohet dënim maksimal deri në 24 vjet burgim”, tha policia.

“Nga hetimet rezulton se 26-vjeçari, si pjesëtar i një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, por edhe nga disa shtetas italianë, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të kësaj organizate, ka trafikuar lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në disa zona të Italisë”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 26-vjeçarit drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos