Një sasi lënde plasëse është hedhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje në një automjet të parkuar në oborrin e një banese në zonën e Selitës së Vogël në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, ndërsa automjeti i përkiste shtetasit Dritan Jano, 39 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar. Në polici 39-vjeçari ka mohuar të ketë pasur konflikte.
Burime bëjnë me dije se Dritan Jano është nipi i ish zëvendësprokurorit të përgjithshëm Thoma Jano, ndërsa bashkëshortja e tij, Dorina Jano, mban detyrën e administratores në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.
Vetë 39-vjeçari prej vitesh punon në Drejtorinë e Metrologjisë në Tiranë. Policia po heton disa pista, përfshirë edhe atë të lidhur me detyrën e familjarëve të tij. (A2 Televizion)