E përplasën dhe e lanë të vdekur në rrugë, ja kush është viktima e aksidentit në Pogradec

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 20:37 | Kronikë

E përplasën dhe e lanë të vdekur në rrugë, ja kush

Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë.

Policia sqaron se një automjet ka përplasur për vdekje 40-vjeçarin Florant Pllana në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Leshnicës” dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

“Rreth orës 18:25, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec",  në vendin e quajtur  “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi  F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.  Nga  veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, sqaron policia.

 

 

A2 CNN mëson sakaq se trupi i pajetë i 40-vjeçarit është gjetur në anë të rrugës nga uniformat blu.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave  të aksidentit, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.

Ndërkohë shërbimet e policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme përgjatë gjithë aksit rrugor Korçë-Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e  drejtuesit, raporton A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos