Plagosën 26-vjeçarin dhe prindërit e tij, arrestohen dy vëllezër në Sarandë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 19:22 | Kronikë

Plagosën 26-vjeçarin dhe prindërit e tij, arrestohen dy

Policia e Sarandës njofton se ka vënë në pranga dy vëllezër, si autorët e dyshuar të një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në qytetin bregdetar.

Sipas autoriteteve, një 26-vjeçar dhe prindërit e tij kanë mbetur të plagosur rëndë gjatë një konflikti për motive të dobëta me dy vëllezërit e arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit F. L., 39 vjeç, dhe R. L., 45 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë. Këta shtetas, më datë 17.08.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur rëndë shtetasit E. A., 26 vjeç, N. A., 59 vjeçe, dhe B. A., 62 vjeç, banues në Sarandë”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos