Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd, ku një 32-vjeçar tentoi të vriste fqinjin e tij duke e djegur me benzinë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të banesës së viktimës, shtetasit S. O., 75 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar, G. O., 32 vjeç, ka hedhur lëndë djegëse mbi të moshuarin dhe më pas i ka vënë flakën, shkruan A2 CNN.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Prrenjasit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia reagoi me shpejtësi duke kryer veprimet hetimore dhe arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar, i cili tashmë ndodhet në pranga. (A2 Televizion)