E rëndë në Tiranë! Pompa e betonierës aksidenton për vdekje punonjësin, arrestohet drejtuesi

Nga A2 CNN
21 Janar 2026, 15:18 | Kronikë

E rëndë në Tiranë! Pompa e betonierës aksidenton

Një aksident i rëndë në punë me pasojë vdekjen e një 58-vjeçari ka ndodhur në kryeqytet. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e një betoniere, pasi si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit ka ndërruar jetë një punonjës tjetër i të njëjtit subjekt.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit të punës (betoniere) që drejtonte, është dëmtuar punonjësi në të njëjtin subjekt me të, shtetasi R. R., 58 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos