Është dënuar apo jo me vendim të formës së prerë? Irena Gjoka shkakton debat në Komisionin e Ligjeve

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 15:29 | Kronikë

Është dënuar apo jo me vendim të formës së

Deputetët e opozitës i kërkuan Prokurorisë së Përgjithshme llogari për mos dërgimin në KLGJ të konstatimit të shkeljeve të gjyqtares Irena Gjoka.

“Si shpjegohet që kjo zonjë vijon të jetë në detyrë dhe vazhdimisht i caktohen çështjet që kanë të bëjnë me liderët e opozitës”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

“Sot që ne flasim, personi në fjalë ka çështje shumë sensitive, jo vetëm me politikën, por edhe me krimin e organizuar. Ne momentin që do të merret vendimi për t’u larguar nga sistemi kjo zonjë, mundet që çështjet të çohen në Strasburg dhe t’i shkaktohet shtetit dëm i madh”, tha Belind Këlliçi.

“Ju thatë se ajo është e dënuar me vendim të formës së prerë. Unë nuk kam arritur në konkluzion që është dënuar me vendim të formës së prerë”, u përgjigj përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.

Në Gjykatën e Posaçme Gjoka ka gjykuar çështjet e dy drejtuesve kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos