Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Rrumit, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi, anëtar i grupit të Plaurent Dervishajt

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 15:19 | Kronikë

Është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri Amar Shkëmbi, i njohur edhe me emrin Dritan Shkëmbi, i akuzuar për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se 41-vjeçari u arrestua në Dubai më 23 shkurt të vitit 2023, ndërsa ekstradimi i tij u bë pas kërkesës së autoriteteve shqiptare. Shkëmbi njihet si anëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt dhe është person i njohur për drejtësinë shqiptare.

Në vitin 2022, GJKKO caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra penale, mes të cilave edhe përfshirja në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja.

Sipas hetimeve, Amar (Dritan) Shkëmbi dyshohet se ka qenë një nga tre personat në automjetin që hapi zjarr ndaj makinës ku udhëtonin ish-prokurori Arjan Ndoja, shoferi Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (i njohur si Rrumi i Shijakut), më 1 nëntor 2019, në mbikalimin e Shkozetit, në aksin Tiranë–Durrës. Nga atentati mbeti i vrarë shoferi Maloku, ndërsa Ndoja dhe Laho u plagosën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos