
Janë ekstraduar në Shqipëri dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Samir Rosales Rodriguez 53 vjeç, u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri. I njohur si “kimisti” i kokainës në Frakull, i cili akuzohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Më konkretisht ai dyshohet se ka shoqëruar një kontejner me lëndë narkotike, nga porti Buenaventura, në Greqi dhe Mal të Zi, me destinacion Shqipërinë.
Ndërkaq, është ekstraduar nga Italia për në Shqipëri shtetasi Fadil Ternova. “Shtetasi i arrestuar në Itali, F. T., 38 vjeç, lindur në Bulqizë, pasi Gjykata e Dibrës: Në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftim.
(A2 Televizion)