Ekstradohet sot nga Dubai Florenc Çapja

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 12:33 | Kronikë

Ekstradohet sot nga Dubai Florenc Çapja

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se pasditen e së premtes do të ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari nga autoritetet shqiptare, Florenc Çapja.

“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar "The Ëanted". 

Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”, njofton policia.

Çapja ka një dënim të përjetshëm për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në 2012. Ai u largua nga Shqipëria sapo la qelinë në 2019 kur gjykata e pushoi çështjen për atentatin ndaj ish-efektivit Fadil Mema. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos