Policia e Shtetit bën me dije se persona të panjohur kanë bërë një vjedhje në zyrën e Partisë Demokratike në qytetin e Cërrikut.
Sipas të dhënave, kallëzimi është bërë nga sekretarja e degës së PD e cila deklaroi se kur ka hapur zyrën ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit. (A2 Televizion)