Goditet tentativa e trafikut të veprave të artit, kapen piktura me vlerë 25 mijë euro

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 12:05 | Kronikë

Goditet tentativa e trafikut të veprave të artit, kapen piktura me

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka goditur një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit, duke sekuestruar 10 piktura me vlerë të përllogaritur rreth 25,000 euro.

Gjatë një kontrolli të detajuar në dalje të Shqipërisë, i zhvilluar mbi bazën e analizës së riskut, është ndaluar për kontroll të thelluar një furgon me drejtues shtetasin Kasem Qato, 37 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit në mjetin e tij, u zbuluan 10 vepra arti të padeklaruara, për të cilat Qato nuk dispononte dokumentacion që të provonte origjinën apo pronësinë.

Në vijim të veprimeve procedurale, Kasem Qato u arrestua në flagrancë, ndërsa dy persona të tjerë, të identifikuar si Q. H., 25 vjeç, banues në Fier, dhe G. N., 53 vjeç, banues në Durrës, janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë në këtë rast.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.

Policia Kufitare thekson se do të vijojë me kontrollet e imëta në pikat kufitare për të parandaluar çdo tentativë për trafikim të paligjshëm të objekteve me vlerë kulturore dhe historike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos