Erion Veliaj lihet në burg, Apeli i Posaçëm nuk i pranon garancinë pasurore

Nga Xhensila Kodra
9 Qershor 2025, 19:43 | Kronikë
 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Engert Pëllumbi vendosi të lërë të pa ndryshuar masën e arrestit në burg. Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai u përfaqësua nga avokati mbrojtës, Ermir Beta. I pranishëm në seancë ishte vetëm biznesmeni Elman Abule, të cilit iu la në fuqi arresti shtëpiak.

Kryebashkiaku socialist ankimoi masën e arrestit në burg duke kërkuar një masë më të butë sigurie, duke ofruar dhe vënë në dispozicion garanci pasurore pa përcaktuar një shumë duke ia lënë në vlerësim gjykatës.

Shanci tjetër që Veliaj të lërë qelinë e burgut është Gjykata e Lartë, ku përmes avokatëve ka bërë rekurs duke parashtruar një sërë argumeshtesh, por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese, shkruan A2 CNN.

Erion Veliaj që prej 10 shkurtit ndodhet në qeli dhe po hetohet nga Spak për korrupsion, pastrim parash, mos deklarim ose fshehje pasurie, si dhe futja e sendeve të paautorizuara në ambientet e paraburgimit. Në hetim nga Spak është edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa e cila ndodhet me masë sigurie detyrim paraqitje. Po me këtë masë janë duke u hetuar edhe 5 biznesmenë të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos