Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masave të sigurisë për të arrestuarit gjatë kësaj jave në Bradashesh.
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen nё kuadёr tё operacionit “Fast” në lidhje me kёrkesёn e Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr “Vleftësim të ligjshëm të arrestimit nё flagrancё dhe caktimin e masës së sigurimit’’ pёr 14 ( katёrmbёdhjetё) tё arrestuarit nё flagrancё, shkruan A2.
Sot, më datë 17.10.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues Gjyqtare znj. Megi Strakosha në përfundim të shqyrtimit gjyqёsor, me vendimin 658 (61200-02368-13-2025), vendosi:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim E.T.
3. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për personin nën hetim E.T., parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për një afat prej 60 ditë.
Urdhërohet personi nёn hetim E.T., tё mos largohet nga banesa e tij.
Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim E.T., dhe shoqërimi nee banesën e tij nga policia gjyqësore, nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
6. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim H.M.
7. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim H.M., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
8. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 2 (dy) herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të muajit.
Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim H.M., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
10. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim E.C.
11. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim E.C., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
12. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të premten e parë të muajit.
Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim E.C., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
14. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim T.Z.
15. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim T.Z., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
16. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të premten e parë të muajit.
Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim T.Z., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
18. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim S.M.
19. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim S.M., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
20. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim S.M.
21. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim A.K.
22. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim A.K., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
23. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim A.K.
24. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim M.S.
25. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim M.S., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
26. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim M.S.
27. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim B.M.
28. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim B.M., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
29. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të premten e parë të muajit.
Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim B.M., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
31. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim E.Ç.
32. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim E.Ç.i, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
33. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim E.Ç..
34. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim B.H.
35. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim B.H., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
36. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në dy muaj, të hënën e parë të muajit.
Urdherohet lirimi i menjëhershem i personit nën hetim B.H. nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
38. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim J.M.
39. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim J.M, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
40. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të hënën e dytë të muajit.
Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim J.M., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
42. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim A.D.
43. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim A.D, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
44. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të hënën e dytë të muajit.
Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim A.D., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
46. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim E.D.
47. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim E.D., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
48. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim E.D.
49. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë për të miturin në konflikt me ligjin J.Z.
Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i të miturit në konflikt me ligjinm, nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
51. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet policia gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
52. Psikologia E.H do të paguhet sipas tarifave ligjore.
53. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky që fillon nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
(A2 Televizion)