Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak pas mesditës së të premtes në një poligon qitjeje në Tiranë.
Policia bën të ditur se rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)