Gjyqtare "sekret"! Kërkoi liri, apeli shtyn seancën ndaj Ilir Metës

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 18:56 | Kronikë

Gjyqtare "sekret"! Kërkoi liri, apeli shtyn seancën ndaj

Një ditë pasi dështoi në Gjykatën e Lartë, Ilir Meta kishte një tjetër seancë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, që kishte për objekt kërkesën e tij për lirim nga paraburgimi. Por seanca u shty me kërkesë të avokatëve të Metës për më 23 tetor për shkak se ish-presidenti nuk ishte në dijeni të emrit të gjyqtares që do të shqyrtonte ankimin e bërë prej tij, e kësisoj, as të faktit nëse kishte apo jo kundërshti ndaj saj.

“Ne shkuam në gjykatë ishim njoftuar nga sekretaria dhe kryesekretaria e gjykatës dhe pasi u bë legjitimimi i palëve konstatuam se nuk ishte shënuar emri i gjyqtarit. Dhe në kuptim të kësaj dhe presidenti nuk ishte njohur kush ishte gjyqtari i seancës dhe as unë nuk isha njohur, kjo një çudi e madhe për këtë arsye unë kërkova që të shtyhet seanca që t’i komunikoj presidentit emrin e gjyqtarit kush do ta gjykojë se ai është në konflikt interesi me gjyqtarin. Gjyqtar është zonja Saida Dollani e cila u habit se në njoftim nuk ishte emri i saj, por i kryesekretares së gjykatës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos