Përballë Plaurent Dervishajt, vëllai i Rrumit: Na erdhi si bombë, nuk kam falsifikuar prona

Nga Armand Bajrami
17 Tetor 2025, 19:01 | Kronikë

Vullnet Muça, vëllai i  të kërkuarit nga drejtësia Aleksandër Laho, të njohurit si Rrumit të Shijakut, dëshmoi të premten në procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes në Gjykatën e Posaçme.

Dëshmitari Muça mbërriti i shoqëruar nga policia në sallë, për shkak se është i paraburgosur si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga i vëllai për tjetërsim të pronave në bregdet. “Na erdhi si bombë ajo që ndodhi, se me këto palë nuk kemi pasur asnjë konflikt”, tha Muça për atentatin ndaj vëllait dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja, nga i cili humbi jetën Andi Maloku, shkruan A2 CNN.

Dëshmitari pretendoi se të pandehurin Plaurent Dervishajn e njihte vetëm si emër dhe se thuhej se kishte një grup kriminal, por se nuk kishte asnjë lidhje me ta. Muça rrëfeu se me ish-prokurorin ishte takuar 2-3 herë ndërsa me Andi Malokun ishin fqinjë me shtëpitë ngjitur. Ai nuk mundi të motivonte ngjarjen, duke thënë se “Informormacionet më të detajuara i ka shteti”.

I pyetur nga avokati i Plaurent Dervishajt, se përse ishte arrestuar, dëshmitari tha se “për punë mesazhesh, për punë pronësie”, por sipas tij nuk ishte marrë me falsifikime pronash. Dëshmitari mohoi njohjen me Aldo Avdylin, Enea Kumen e Alfred Dokën, të dyshuar në të njëjtin hetim penal, ndërsa për Astrit Avdylin tha se e njoh si çam nga Shijaku, përcjell A2 CNN.

Në vijim dëshmitari ju përgjigj negativisht pyetjes nëse e njihte Skerdilaid Konomin, gjyqtarin e vrarë në Vlorë e as të dinte që Plaurent Dervishaj të kishte marrë prokurë prej familjes së tij për regjistrimin e pronave.

Dëshmia e Muçës u pasua nga nervozizëm i të pandehurve. “Mos na ofendoni inteligjencë, tha i pandehuri Julian Meçe, s’e kuptoj për çarë vijnë”.

Nërsa Plaurent Dervishaj pretendoi se procesi nuk po zbardhte ngjarjen. Duke ju referuar atentatit ndaj tij në vitin 2019 Dervishaj tha se “Unë e quaj fat që kemi qenë në atë makinë, kemi shpëtuar, sepse kam pasur dhe makinën e djalit. Mua më ndihmoj Zoti, ndërsa Andi Malokun s’e ndihmoi”.

Në seancën e së premtes dëshmoi edhe Beqir Boja, pajtues gjaqesh, që me kërkesë të familjes së Redian Rrajës, të negocionte me familjen e Andi Malokut.

“Familja rraja më kanë bërë be në Kuran, që nuk kemi asnjë dijeni për vrasjen e Malokut”, rrëfeu dëshmitari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos