Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Eria Agos për zbutjen e masës së sigurisë "arrest në burg". Ago, ish e dashur e Safet Bajrit, akuzohet për "përkrahje të autorit të krimit" në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, raporton A2 CNN.
Ago qëndron në qeli prej muajit shkurt. Pak javë në parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të zgjatur afatin e paraburgimit të saj deri në 26 nëntor.
Sipas SPAK, Ago ka larguar nga Shkodra Astmer Bilalin pas ekzekutimit të Licit, përmes një mjeti tip “Mercedes Benz”, që është fiksuar nga një kamerë sigurie në qytetin verior.
Eria Ago rezulton pronare e një dyqani në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë dhe u arrestua nga policia disa ditë pas partnerit të saj Safet Bajri. Ajo po qëndron në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit, ndërsa ka mohuar akuzat për pjesëmarrje në vrasje.
Deri në këtë fazë të hetimit, SPAK bën përgjegjës për vrasjen e Licit, Safet dhe Behar Bajrin, si edhe Astmer Bilalin. (A2 Televizion)