Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Fierit me një kërkesë për lirim me kusht pasi ka përmbushur 2/3 e dënimit me burgim. Seanca është caktuar në orën 13:00 të ditës së sotme, ndërsa burimet bëjnë me dije se vetë ish-deputeti nuk do të jetë i pranishëm, dhe do të përfaqësohet nga avokati i tij Ledio Braho.
Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej datës 27 shtator 2024, kur vendimi për dënimin e tij me 1 vit burg u la në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe më pas u konfirmua edhe nga Gjykata e Lartë.
Salianji u dënua me akuzën e “kallëzimit të rremë” për dosjen “Babale” pas denoncimit publik të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ndërkohë që ai vetë dhe Partia Demokratike e kanë konsideruar këtë dënim si një vendim politik të diktuar nga mazhoranca qeverisëse.
Në reagimet e tij publike ish-deputeti demokrat ka pohuar se çështjen do ta çojë për ankimim në Strasburg. Tashmë pritet që Gjykata e Fierit të shqyrtojë kërkesën për lirim me kusht ndërkohë që kjo është e disata tentativë e Salianjit për lirimin e tij. (A2 Televizion)