“Çështja Berisha, prioritare”. Avokati: Strasburgu ka kaluar për debat ankimimin tonë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 13:09 | Kronikë

“Çështja Berisha, prioritare”. Avokati: Strasburgu ka

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, tha se ankimi i bërë nga ai për çështjen e ligjshmërisë së masës së sigurisë së dhënë ndaj kryetarit të PD është kaluar për debat në Gjykatën Europiane të të Drejtave të njeriut në Strasburg, raporton A2 CNN.

“Strasburgu ka kaluat për debat ankimin e bërë nga ne për masat e sigurisë ndaj Berishës. Ccështja ka kaluar në filtra në kohë rekord. E kanë konsideruar si ccështje prioritare”, tha Gjokutaj teksa dilte nga godina e SPAK.

Gjokutaj ishte në gjykatën e Posaçme pasi aty është zhvilluar seanca paraprake ndaj ish-kryeministrit, e cila zgjati vetëm pak minuta pasi u shty për më 16 dhjetor,  në orën 11:00.

Shefi i opozitës ndodhet në ‘arrest shtëpie’ që nga 30 dhjetori i vitit të kaluar në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim" që në 11 shtator të vitit të kaluar. Po ashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u mor i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për të njëjtën vepër penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos