Çfarë ndodhi në Elbasan? Video e plotë, atentatori ulur në kafe, çohet sapo sheh objektivin

Nga A2 CNN
15 Gusht 2026, 17:17 | Kronikë

Pamjet e siguruara nga lokali tregojnë gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë, që ndodhi pak minuta pas mesdite në Elbasan, raporton A2 CNN.

Autori duket se po qëndron në kafene bashkë me një grua dhe, teksa po qëndron në telefon, sheh t’i kalojë para objektivi i tij, i identifikuar si Mir Bitoci. Menjëherë ai çohet, nxjerr armën që mbante në çantë dhe ndjek Bitocin nga pas. Fatmirësisht arma nuk shkrep kur ai ia vendos në kokë dhe Bitoci reagon duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Autori, i cili nuk është identifikuar ende nga policia, u arrestua pak orë më vonë.

Mir Bitoci (Ermir Kërtezi) jeton prej vitesh jashtë. Emri i tij përmendet gjatë trazirave të vitit 1997-2000 në Elbasan.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos