Çfarë ndodhi te zyra e PSD në Tiranë? Pas sherrit në rrugë, babë e bir të armatosur ‘bastisin’ zonën

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 15:38 | Kronikë

Çfarë ndodhi te zyra e PSD në Tiranë? Pas sherrit në

Sipas burimeve për A2 CNN, mësohet se një i ri është zënë me një tjetër person në mesditë në zonën e Ali Demit.

Më pas ka shkuar në shtëpi dhe bashkë me të atin, Arjan Telhallari, tashmë në kërkim, kanë shkuar tek lokali në zonë për të gjetur të riun, djalin tjetër me të cilin ishte zënë, por nuk e kanë gjetur aty.

Pasi kanë kontrolluar zonën, kanë parë që ai ndodhej tek zyra e PSD e më pas kanë hyrë aty dhe janë konfliktuar.

Telhallari sipas Policisë ka qenë i armatosur dhe i kanë rënë fishekët e paplasur në tokë gjatë sherrit, ndërsa arma nuk rezulton që është përdorur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos