Apeli i Posaçëm shqyrton sot kërkesën e SPAK për kthimin në "arrest shtëpie" të kryetarit të PD, Sali Berisha.
Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë që shfuqizoi masën e sigurisë në të cilën Berisha qëndroi për 11 muaj.
Seanca në Apel ka nisur prej orës 10:00. Sakaq, ish-kryeministri Berisha u la i lirë një muaj më parë pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpie.
Ai akuzohet nga SPAK si i përfshirë në dosjen “Partizani”, ku njëherësh i akuzuar është edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Prokuroria e Posaçme e mori të pandehur Berishën nën akuzën e korrupsionit pasiv. Ai akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv “Partizani”. (A2 Televizion)