Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 15:11 | Kronikë

Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim me Drejtuesin e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor të Italisë, Lorenzo Bucossi, ku u vlerësua partneriteti mes dy vendeve si model suksesi në rajon.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e shkëmbimit të informacionit, operacioneve të përbashkëta dhe koordinimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe narkotikëve.

U diskutua gjithashtu vijimi i operacioneve për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe bashkëpunimi gjatë sezonit turistik, me praninë e policëve italianë në Durrës dhe Vlorë.

Në fokus ishte edhe forcimi i trajnimit policor, ku u dakordësua që një efektiv shqiptar të ndjekë studimet në Akademinë e Policisë në Itali.

Njoftim Policia e Shtetit

Forcohet aleanca mes dy policive, në luftën kundër krimit të organizuar.

Hita - Bucossi: Bashkëpunimi policor Shqipëri-Itali, model suksesi në rajon, Ballkan e më gjerë.

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSH-së, Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Drejtues i Lartë i Policisë italiane, z. Lorenzo Bucossi.

Në fokus të takimit ishte ecuria e bashkëpunimit shumë të mirë ekzistues ndërmjet policive të të dy vendeve.

Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita garantoi Drejtuesin e Lartë Lorenzo Bucossi, se marrëdhëniet shumëdimensionale mes dy policive do të forcohen akoma më shumë.  

Nga ana e tij, Drejtuesi i Lartë Lorenzo Bucossi vlerësoi gatishmërinë, vendosmërinë dhe vizionin e Drejtor Hitës, për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe e ftoi atë për një vizitë pune në Policinë italiane.  

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e bashkëpunimit hetimor dhe operacional, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe intensifikimin e masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në fokus të takimit ishte edhe vijimi i operacioneve të përbashkëta për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit gjatë sezonit turistik, për praninë e policëve italianë në Durrës dhe Vlorë, në mbështetje të Policisë së Shtetit, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes akademive të Policisë, në fushën e trajnimit dhe edukimit policor.

Në këtë kuadër, u dakordësua që një punonjës i Policisë së Shtetit të ndjekë studimet në Akademinë e Policisë në Itali.

Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, z. Giuseppe Giliberti, Drejtues i Parë i Policisë së Shtetit të Italisë, si edhe Eksperti për Sigurinë në ambasadën italiane në Shqipëri, Drejtues i Parë i Policisë italiane, z. Fulvio Manco. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos