Mbrëmjen e sotme një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri mes adoleshentësh në Kukës. Ngjarja ndodhi pranë “Kullës së Qendresës”, në qendër të qytetit verilindor.
“Rreth orës 20:30, në qytetin e Kukësit, pranë Muzeut, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet prerës një 15- vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.”
Mësohet se adoleshenti i plagosur pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit është transportuar për trajtim të specializuar mjekësor në qytetin e Prizrenit.
Sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Autoritetet po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen autorit/ve, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)