Plagosje me thikë në Tiranë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2024, 21:53 | Kronikë

Plagosje me thikë në Tiranë

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën "Shaban Bardhoshi”.

Sipas policisë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën "Shaban Bardhoshi", dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos