Gara për drejtuesin e ri të BKH-së, mbahet testi i aftësisë fizike për 7 kandidatët

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 11:21 | Kronikë

Gara për drejtuesin e ri të BKH-së, mbahet testi i

Ditën e sotme është mbajtur faza e dytë e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se ditën e sotmë, për të pranishmit në garë u bë testi i aftësisë fizike.

Testimi nisi në orën 07:00 në ambientet e Njësisë Speciale RENEA në Yzberisht, Tiranë, raporton A2 CNN.

Mësohet se të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, për të garantuar transparencën dhe ruajtjen e standardeve të procesit.

Pas përfundimit të kësaj faze, do të vijohet me fazën e tretë, e cila konsiston në zhvillimin e një eseje me shkrim dhe testit të arsyetimit logjik.

Njoftimi i SPAK:

Faza e Dytë e Procesit të Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së – Testi i Aftësisë Fizike

Në përputhje me nenin 38, pika 2, shkronja ‘d’, të ligjit 95/2016, sot u zhvillua faza e dytë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht Testi i Aftësisë Fizike (TAF). Testimi nisi në orën 07:00 në ambientet e Njësisë Speciale RENEA në Yzberisht, Tiranë.

Shtatë kandidatët pjesëmarrës ishin njoftuar më herët për modalitetet e zhvillimit të testit dhe përfunduan të gjithë komponentët përbërës të tij.

Testi synonte vlerësimin e forcës fizike dhe rezistencës:

Numrin maksimal të palosjeve (në një minutë);

Sprintin 300 metra, (i matur me kohë)

Numrin maksimal të pompave (pa kufizim kohor)

Vrapin 2.4 km, (i matur me kohë).

Zhvillimi i testit u monitorua nga një ekip mjekësor për të vëzhguar mbarëvajtjen e tij.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, për të garantuar transparencën dhe ruajtjen e standardeve të procesit.

Pas përfundimit të kësaj faze, do të vijohet me fazën e tretë, e cila konsiston në zhvillimin e një eseje me shkrim dhe testit të arsyetimit logjik.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos