Policia e Tiranës në kërkim të 31 vjeçarit, përplasi makinë e efektivëve dhe u largua

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 09:49 | Kronikë

Policia e Tiranës në kërkim të 31 vjeçarit,

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 31 vjeçari i cili mbrëmjen e kaluar nuk iu është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar makinën.

Sipas të dhënave, shtetasi N.V. në të kundërt ka shtuar shpejtësinë kur policia i ka kërkuar të ndalonte dhe ka përplasur një automjet të policisë gjatë kohë që largohej.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje, teksa po punohet për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos