Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, Policia shoqëron 4 persona. Ja çfarë dyshohet

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 10:45 | Kronikë

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, Policia shoqëron 4 persona. Ja

Policia e Matit ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Të shoqëruarit janë persona që më herët kanë pasur konflikte me viktimën. Ata kanë deklaruar se debatet që kishin me 23-vjeçarin i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit.

Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia, por pavarësisht kësaj do të vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e policisë, shkruan A2 CNN.

Ekspertiza paraprake ka nxjerr se 23-vjeçari Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë territorit shqiptar.

Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike.

Këtë aktivitet dyshohet se po e vijonte së fundmi edhe në qytetin e tij. Në vendin tonë 23-vjeçari nuk ka precendent te theksuar kriminal, por i dyshuar dhe hetuar për vjedhje banesash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos