Gardisti nxori armën në mes të rrugës, sherr me qytetarin kush do kalojë i pari me makinë

Nga Xhensila Kodra
10 Shtator 2025, 10:13 | Kronikë

Gardisti nxori armën në mes të rrugës, sherr me qytetarin

Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për shkak se ka kërcënuar me armë zjarri një qytetar mëngjesin e të mërkurës në Tiranë.

Sipas asaj që mëson A2 CNN, sherri mes gardistit D.K. dhe qytetarit ka qenë krejt banal, pasi të dy kanë debatuar se cili do të kalonte i pari me makinë në rrugë. Kaq ka mjaftuar që gardisti të nxjerrë armën dhe të kërcënojë qytetarin. Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin dhe pas këqyrjes nga grupi hetimor, gardisti u procedua penalisht në gjendje të lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos