E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit

Nga Xhensila Kodra
10 Shtator 2025, 08:13 | Kronikë

E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë.

Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos