8 objekte pa leje dhe një pishinë brenda rrethimit të banesës së tij, arrestohet një person

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 09:36 | Kronikë

8 objekte pa leje dhe një pishinë brenda rrethimit të

Një shtetas është arrestuar në Kukës për ndërtim të paligjshëm.

Në vendin e quajtur lagjja "Gjomakaj" (fshati Llugjaj), Bashkia Tropojë, u konstatuan 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër të cilat ndodheshin brenda rrethimit të banesës së shtetasit R.Gj.  

Këto objekte janë me përmasa 10x6m të ngritura mbi kolona betoni dhe të rrethuara me mur tulle me ngjyrë të kuqe dhe solete sipër.

Objektet e ndërtuara dhe pishina ndodhen brenda rrethimit të banesës së shtetasit R.Gj. dhe rreth e përqark objekteve ka materiale ndërtimi si zhavorr, tulla etj. Veprimet hetimore mbi këtë çështje vijojnë.

 

 


(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos